Vdekja e Lear Kurtit pas shoqërimit/ Spitali përgënjeshtron Policinë: Erdhi pa shenja jete

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2022, 08:55

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ndërroi jetë një 32-vjeçar i identifikuar si Laer Kurti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të territorit, policia ka konstatuar në rrugën “Riza Cuka” 32-vjeçarin, të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

I riu ka nisur të vrapojë kur patrulla i ka kërkuar që të tregojë dokumentat.

Policia e ka ndjekur dhe e ka ndaluar në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Në fillim sipas policisë u tha se Laeri nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në spitalin e traumës ku dhe ndërroi jetë, mirëpo detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë.

Bëhet me dije se i riu ka ndërruar jetë në komisariat dhe jo në spitalin e Traumës siç u raportua në njoftimin e Agjencisë Policore të Mbikëqyrjes.

Mësohet se në momentin e mbërritjes në spital, trupi i tij ka qenë i pajetë.

Ndërkohë po merren në pyetje efektivët të cilët e shoqëruan 32 vjeçarin pasi ky i fundit tentoi t’ja mbathte me vrap pasi i kërkuan dokumenti identifikimi.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit