Shqipëria si Anglia! Gazetari zbulon sa shtëpi bari janë në vendin tonë dhe ku ndodhen ato

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2022, 23:33

Anglia ka mbërritur në Shqipëri në kuptimin e shtëpive të barit. Kultivimi i kanabisit me llamba e ventilatorë brenda shtëpive është kthyer në një trend në vendin tonë.

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar në një emision televiziv se sipas statistikave zyrtare të policisë aktualisht në vendin tonë janë mbi 30 shtëpi bari.

Ai thotë se këto shtëpi bari janë shtuar shumë gjatë vitit të fundit pasi janë krijuar nga persona të depërtuar nga Britania e Madhe.

Sipas tij policët kapin vetëm kujdestarët e këtyre shtëpive të barit, që dalin nga banesa vetëm njëherë në javë.

Shtëpitë e barit në Shqipëri janë rritur gjatë vitit të fundit. Janë mbi 30 shtëpi bari apo ambiente të tjera të kultivimit të kësaj bime narkotike në ambiente të mbyllura. Janë edhe të depërtuar që e kanë vijuar aktivitetin e tyre në Shqipëri duke huazuar këtë lloj mënyrë. Kanë qenë të detyruar të investojnë në ambiente të mbyllura, pas aksionit të Lazaratit dhe trafikantët kanë investuar në këto shtëpi bari. Ata që kryejnë aktivitetin kriminal në Britani nuk janë të ekspozuar.
Shumë pak arrihet tek financuesit e këtyre shtëpive të barit apo grosistët e mëdhenj, por në pranga përfundojnë këta punonjës, që mesa di unë vetëm të dielën dalin nga banesa, ndërkohë që gjatë javës i përkushtohen 24 orë në 24 rritjes së bimëve. Statistika është zyrtare nga përllogaritja e thjeshtë e rasteve që ka bërë zyrtare policia gjatë këtij viti, po ta krahasojmë me vitet e kaluara jemi mbi dyfish. Kanë qenë të shpërndara në Tiranë, kanë qenë apartamente të modifikuara, në Astir, në Shkodër dhe vende të tjera. Shfrytëzohen edhe ambiente të braktisura, tunele të ushtrisë ka pasur raste, kryesisht të veçuara nga zonat e banuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit