Rama në fshatrat e Gjirokastrës: Për 45 minuta një bombë bërthamore zhduk 45 milionë njerëz

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.10.2022, 22:46

Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale në jug të vendit. Prej dy ditësh ai ndodhet në Përmet dhe Gjirokastêr dhe që prej andej është duke folur shumë pë luftën bërthamore, duke dalë si shpëtimtari i Shqipërisê.

Sot ai ka qenë në disa fshatra të Gjirokastrës, ku mes të tjerave ai ka folur për një dimër të vështirë dhe për një bombë bërthamorë, që mund të zhdukë për 45 minuta mbi 45 milionë njerëz.

Rama në vend që t’iu flasë për pensionet dhe subvencionet, i tromaks duke i përmendur luftën çdo sekondë.

Rama tha:

Jemi në një situatë shumë sfiduese. Bota është në një situatë të tillë. Jemi të bombarduar nga lajme të tilla, por nuk e kuptojmë si duhet se situata është kaq e rrezikshme, sa po flitet për luftë bërthamore sikurse është një lojë lagjeje, flitet për luftë bërthamore, bomba bërthamore, jo do të gjuhet ose jo. Për 45 minuta një bombë bërthamore zhduk 45 milionë njerëz. Këto kjo gjë ka ardhur në formën e krizës energjetike dhe çmimeve. Luftën nuk e zgjidhim dot ne, as e ndalojmë dot, por gjendemi në një situatë pa tërmetit dhe pandemisë, që është më e keqja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit