Nipi i Sadri Abazit nuk ngopet me miliarda, merr 7 prej tyre nga Krali i Kavajës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.10.2022, 22:15

Nipi i ish-deputetit rilindas Sadri Abazi duket se noton në një det të vërtetë miliardash. Shifrat që ai ka marrë nga thuajse çdo ent publik janë të “llahtarshme”. Tenderat e fituara prej tij, ndonëse gati në të gjitha rastet të dyshimta kanë qenë në nivelin e miliardave.

I tillë është edhe rasti i sotëm, ku ai ka përfituar jo pak por gati 7 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga Redjan Krali i Bashkisë Kavajë.

Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-39822-08-25-2022 dhe ka si objekt “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”. Fondi limit për pastrimin e qytetit dhe dy-tre fshatrave të përmendur më sipër është llogaritur në 550,395,505 lekë të reja pa TVSH ose rreth 7 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Tenderi ashtu si thuajse të gjithë të tjerët ku nipi i Sadriut, Arbër Abazi, është shpallur fitues, është tepër i dyshimtë dhe i denjë për SPAK. Shikohet se në të kanë marrë pjesë vetëm 3 firma ku njëra prej tyre është paraqitur por nuk ka paraqitur ofertë.

Ky është një veprim tipik i firmave që hyjnë në tender sa për numër pasi dihet që në fillim se cili do të ishte fituesi. Ndërkaq nga dy firmat e mbetura të cilat ofruan vlerë, për habi fiton firma me vlerën më të lartë, pra kompania e Arbër Abazit.

Kjo kompani ka fituar për shifrën 549,298,645 lekë të reja pa TVSH ose rreth 7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet qartë që vlera fituese është identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 99.8% e tij.

Bazuar në sa më sipër ka dyshime tepër të forta se fituesi i kësaj procedure ka qenë i paracaktuar, ashtu si thuajse në të gjithë tenderat e tjerë ku ky operator ka marrë pjesë. Ndërkaq ne i urojmë SPAK-ut gjumë të ëmbël!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit