Tërbohen italianët! Një influencuese bën foto e zhveshur para katedrales së Amalfit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2022, 19:45

Një grua britanike ka shkaktuar zemërim në Itali pasi ka pozuar e zhveshur në majë të shkallëve të katedrales së Amalfit. Gruaja e cila ishte zhveshur dhe mbante vetëm një copë të kuqe në trup i ka lënë pa fjalë vendasit të cilët janë ndjerë të ofenduar me gjestin e saj.

Britanikja që raportohet të jetë një influencuese kishte zgjedhur të zhvishej plotësisht për fotot që do publikonte në rrjetet sociale. Kalimtarët mbetën të habitur kur e panë atë të zhveshur , ndërsa një banor e filmoi gruan nga dritarja e shtëpisë së tij. Videoja e mëposhtme tregon gruan duke bërë poza të ndryshme joshëse për kamerën.

Vendasit nuk lejuan që "seti" i saj të vazhdonte më shumë dhe njoftuan menjëherë policinë. Kur policia mbërriti para katedrales largoi menjëherë britaniken dhe asistentët e saj pasi ata nuk kishin marrë leje për foto sesion dhe ishin duke kryer veprime të turpshme në një vend publik. Ata janë paralajmëruar që të mos shpërndajnë fotografitë në rrjetet sociale.

Incidenti shkaktoi zemërim te italianët, të cilët ishin të zemëruar me gruan dhe grupin e saj për organizimin e sesionit fotografik në vendin historik dhe fetar.

Të zhvishesh përpara një katedraleje me rëndësi të konsiderueshme është e papranueshme ... turp!
Gjëja skandaloze nuk është fakti që ajo po bën një sesion fotografik nudo, por se ka zgjedhur fasadën e një kishe si vendndodhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit