Ndryshime drastike në Champions League, së shpejti nuk do ketë më grupe

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.10.2022, 19:01

Nuk ka ende asgjë zyrtare, por sezoni 2024-2025 i Champions League pritet të ketë ndryshime të mëdha, të paktën sipas mediave të mëdha në Spanjë dhe Angli. Nga 32 ekipe që kemi pasur më herët në këtë kompeticion, nga ky sezon do të jenë 36 të tilla.

Deri tani është lejuar që pesë klube nga i njëjti vend të mund të luajnë në Champions League, me versionin e ri, mund të luajnë deri në 7 të tilla, duke iu referuar Anglisë, Spanjë apo Italisë.

Gjithashtu ekipet nga i njëjti vend mund të përballen direkt që në fazën me eliminim me njëra-tjetrën, pa shmangur asgjë nga ndeshje të tilla. Por kryesorja është fakti se nuk do të kemi më grupe, por një tabelë të përgjithshme si në një kampionat normal.

Tetë ekipet e vendeve të para do të kalojnë në raundin e 16 më të mirave të Europës, ndërsa do të presin edhe ndeshjet e ekipeve që do të mbajnë vendet e tjera në tabelë nga i 9 deri te 24, për t’iu bashkuar më vonë, sigurisht, fituesit.

Pritet që në fazën e grupeve të zhvillohen vetëm 10 ndeshje me sistem vajtje-ardhje. Pra jo të gjithë do të ndeshen kundër të gjithëve, por këtu mbetet e paqartë mënyra sesi do të përcaktohen këto përballje. Të shohim a do miratohen nga UEFA gjithë këto ndryshime në kompeticionin më prestigjoz europian për klube.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit