11 shqiptarë u deportuan sa mbërritën në Angli, zyrtarët: Refuzuan azilin nga frika e planit të Ruandës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2022, 18:46

Ditën e djeshme u zbulua se 11 shtetas shqiptarë janë deportuar në Tiranë brenda 24 orësh pasi kishin mbërritur në Angli me gomone. Ky rast i paregjistruar më parë ka ndodhur për një arsye shumë të fortë sipas autoriteteve britanike.

Mediat kanë zbuluar se 11 shqiptarët që u deportuan me avion "charter" mbërritën në Angli nëpërmjet Kanalit që lidh ishullin me Francën Veriore. Sapo shqiptarët kanë mbërritur në Angli, ata janë dërguar në një ish bazë ajrore në Manston, Kent, e cila po përdoret për të përpunuar kërkesat e emigrantëve që kalojnë Kanalin.

Sipas Home Office kur shtetasit shqiptarë kanë refuzuar të aplikojnë për statusin e azilantit ata janë deportuar menjëherë drejt Tiranës. 11 shtetasit shqiptarë u dërguan në aeroportin Stansted, ku hipën në një avion "charter" e u nisën drejt e në Tiranë.

Ky rast i shqiptarëve i cili mund të shënojë një përparim të madh në trajtimin e krizës së emigrantëve vjen shtatë javë pasi ish-sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje me homologun shqiptar, Bledi Çuçi për një skemë të 'largimit të shpejtë' të emigrantëve.

Numri i shqiptarëve që mbërritën në Angli nëpërmjet Kanalit u rrit në fillim të verës. Tani shqiptarët përbëjnë 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore. Në total, rreth 37,000 emigrantë me gomone kanë arritur në tokën britanike që nga fillimi i vitit dhe të paktën 10,000 prej tyre besohet të jenë shqiptarë.

Në media thuhet se para verës, rreth nëntë në dhjetë shqiptarë kërkonin azil edhe pse në Shqipëri pse nuk ka pasur asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet. Por proporcioni i aplikantëve për azil mendohet se ka rënë, pasi ata janë penguar nga skema e qeverisë për dërgimin e tyre në Ruandë. Britania ka në plan që emigrantët që aplikojnë për statusin e azilantit t'i dërgojë në Ruandë. Ka gjasa që ky plan të ketë ndikuar edhe në rastin e 11 shqiptarëve të dëbuar me avion "charter".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit