Beogradi mohon edhe më tej Masakrën e Reçakut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2022, 17:14

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin me një vit burgim të ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Todosijeviç, i cili Masakrën e Reçakut e kishte quajtur “trillim”, ka reaguar edhe Beogradi zyrtar, raporton gazeta online Reporteri.net.

Kryediplomati serb, Nikolla Selakoviç, Todosijeviçin e quajti “njeri të ndershëm” derisa mohoi Masakrën e Reçakut (ku u masakruan 45 shqiptarë civilë nga forcat serbe) duke e quajtur “mashtrim ordiner” dhe “arsye të fabrikuar” për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, vendimin e Gjykatës së Prishtinës e quajti “të turpshme, dhe të nxitur politikisht dhe etnikisht” si dhe shtoi se “të gjitha postulatet e ligjit dhe drejtësisë për serbët në Kosovë kanë rënë”.

Në mohimin e krimeve të luftës, dhe nga regjimi gjenocidial krerët shtetëror vazhdojnë të mos distancohen, e madje përkundrazi duke i glorifikuar kriminelët e dënuar të luftës, si famëkeqtë Ratko Mlladiç e Radovan Karagjiç, shkruan Reporteri.net.

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e mohon Masakrën e Reçakut.

Todosijeviç ka mohuar Masakrën e Reçakut duke e quajtur “trillim” në mars të vitit 2019 në njëzet vjetorin e nisjes së fushatës humanitare të NATO-s për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit