Shqiptarëve iu zbulohet plantacioni me kanabis në Spanjë: 3 të rinj arrestohen, bosi italian arratiset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.10.2022, 16:52

Garda Civile e Valencias ka arrestuar pesë anëtarë të një grupi kriminal që merreshin me kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë dhe shitjen në tregun ndërkombëtar. Tre prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe aktualisht ndodhen në burg.

Operacioni filloi kur marsin e kaluar agjentët morën informacione për një plantacion kanabisi në një shtëpi në qytetin e Paiporta. Era e fortë e kanabisit dhe materialet e përdorura për plantacionin bënë që policia të vazhdonte hetimet. Policia zbuloi se ky plantacion kanabisi ruhej gjithmonë nga dy persona me origjinë shqiptare dhe dy persona të tjerë të së njëjtës kombësi, ishin të ngarkuar me lëvizjen e ushqimeve dhe lëndëve të nevojshme për kultivimin e kanabisit.

Një burrë me kombësi italiane me banim në Itali që ishte kreu i grupit kriminal ishte përgjegjës për akomodimin e personave që shpërnguleshin në Spanjë nga vendet lindore, si dhe lidhte kontratat e qirasë për shtëpitë ku plantacionet ishin vendosur. Në këtë grup kriminal ka kontribuar edhe një 43-vjeçar me kombësi spanjolle, i cili merrej me vendosjen e transformatorëve, llambave, ventilatorëve, kondicionerëve dhe furnizimin e paligjshëm të energjisë elektrike.

Në këtë plantacion policia zbuloi 248 transformatorë të fuqisë së lartë, 72 llamba, 7 kondicionerë, 44 ventilatorë, 1 automjet, 1400 euro para cash dhe 721 bimë kanabisi me peshë më shumë se 18 kilogramë. Midis muajve korrik dhe shtator janë arrestuar pesë burra: tre me kombësi shqiptare, të moshës 22, 23 dhe 26 vjeç; një nga Çekia 26 vjeç dhe së fundi, një spanjoll 43 vjeç. Ndërkohë kreu i bandës është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë duke u hetuar për krim kundër shëndetit publik, anëtarësim në organizatë kriminale dhe mashtrim me energjinë elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit