Neymar heq përgjegjësinë para gjyqtarit: Firmosa atë që më tha babai!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.10.2022, 14:54

Braziliani Neymar u paraqit në gjyq ditën e djeshme në lidhje me akuzat për mashtrim dhe falsifikim të shifrave të transferimit të tij në “Camp Nou” nga Santosi në vitin 2013.

Vendimi për sulmuesin e PSG-së nuk është marrë ende, por shqetësues është fakti se prokurorët kërkojnë një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh për 30- vjeçarin.

Gjithsesi, Neymar i ka mohuar akuzat dhe është shfajsuar para gjykatësit, duke deklaruar se ai thjesht firmos atë që i thotë babai i tij.

Ney tha:

Babai im ka qenë gjithnjë përgjegjësi i negociatave kontraktuale. Ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të luaja për Barcelonën. Nuk më kujtohet si ka ndodhur transferimi, pasi unë nuk mora pjesë në negociatat. Unë firmos atë që më thotë babai im që është menaxheri.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit