Petrovska: Sërish do të dërgojmë ndihmë për Ukrainën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2022, 14:04

Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë vendim të ri për dërgimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën, ndonëse para një kohe në kuadër të Takimit ministror të ministrave të Mbrojtjes që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, vendeve u është dorëzuar një listë e pajisjeve të nevojshme.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se në konsultim Armatën, nëse ka mundësi që t’u dilet në vigjilje një pjese të nevojave dhe se dhe opinioni do të informohet.

“Javën e kaluar në Bruksel u mbajt një takim ministror i ministrave të Mbrojtjes. Ndër të tjerat kishte edhe seancë kushtuar Ukrainës, si qendër e ngjarjeve në këtë periudhë të gjatë kohore. U shpërnda një listë më e madhe e pajisjeve të nevojshme, e cila është e domosdoshme, ndërsa e cila për shkak të ndjeshmërisë është klasifikuar. Në konsultim me SHM e ARM-së, nëse ka hapësirë ​​dhe mundësi për t’iu përgjigjur pozitivisht disa prej atyre pretendimeve, një vendim i tillë absolutisht do t’i propozohet sërish Qeverisë dhe për këtë do të informohen mediat dhe opinioni. Tani për tani po shikojmë listën e kërkesave të tyre”, tha ministrja në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me atë nëse Maqedonia e Veriut mund të marrë pajisje ushtarake nga anëtarët e Aleancës si një lloj kompensimi për pajisjet që i dha Ukrainës, siç është rasti me disa vende të tjera, Petrovska thotë se nuk kanë marrë një ndihmë të tillë të drejtpërdrejtë, por se është e madhe mbështetja financiare që e merr vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit