Putin surprizon Berlusconin për ditëlindjen e 86-të: Më dhuroi 20 shishe vodka dhe një letër të ëmbël

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.10.2022, 13:56

Për ditëlindjen e 86-të Silvio Berlusconi u surprizua nga shefi i Kremlinit, Vladimir Putin me një dhuratë të pasur.

Silvio Berlusconi 86 vjeç ka shkaktuar edhe një herë bujë për shkak të marrëdhënieve të tij të mira me presidentin rus Vladimir Putin 70 vjeç.

Ai u tha parlamentarëve nga partia e tij Forza Italia se kishte marrë disa shishe vodka nga kreu i Kremlinit për ditëlindjen e tij më 29 shtator.

Berlusconi foli gjithashtu për një letër të ëmbël që shoqëronte dhuratën bujare.

“Kam rifilluar paksa marrëdhëniet me presidentin Putin. Ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël për ditëlindjen time. Unë iu përgjigja atij me shishe Lambrusco dhe një letër po aq të ëmbël”, tha Berlusconi, sipas një regjistrimi audio që qarkulloi në mediat italiane të martën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit