Tensioni më i madh që nga Lufta e Ftohtë, bombarduesi rus fluturon poshtë “hundës” së Amerikës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 12:57

Një avion bombardues rusë ka testuar durimin e SHBA, duke fluturuar pranë Alaskës. Bombarduesi rus Tu-95 ‘H’ është fotografuar nga një avion RAF Typhoon Quick Reaction Alert (QRA) me 6 skuadrilje nga RAF Leuchars në Skoci.

Menjëherë më pas dy avionë luftarakë amerikanë F-16 u dërguan për të kapur bombarduesit rusë që fluturuan afër Alaskës, ka raportuar Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Bombarduesit Tu-95 Bear-H u kapën të hënën pasi “hynë dhe operuan brenda Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADIZ)”, tha NORAD në një deklaratë të ditës së djeshme.

Megjithëse avioni rus nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane amerikane apo kanadeze. NORAD u shpreh se “zbuloi, gjurmoi, identifikoi pozitivisht dhe përgjoi” bombarduesit pasi ishin brenda ADIZ.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit, zonat e identifikimit të mbrojtjes ajrore janë zona të hapësirës ajrore që kërkojnë që të gjithë avionët të identifikohen dhe të vendosen për të kontrolluar planet e tyre të fluturimit “në interes të sigurisë kombëtare”.

NORAD, një organizatë e përbashkët e mbrojtjes ajrore të SHBA-së dhe Kanadasë, tha se aktiviteti rus “nuk shihet si kërcënim dhe as aktiviteti nuk shihet si provokues”.

Gjithsesi, kjo ngjarje vjen në një moment kur marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë në pikën më të ulët historike që nga Lufta e Ftohtë dhe siç dihet shkaku është lufta që Rusia po zhvillon në Ukrainë, që përveçse ka shkaktuar mijëra viktima, ka ndikuar negativisht në jetën e gjithë globit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit