Punëtori i NTP-së: Do ta padis drejtorin, më akuzoi për bombën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.10.2022, 12:49

Sot në adresën elektronike të kompanisë së qarkullimit publik është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në autobusin e NTP – “Shkup”. Për shkak të kësaj, të gjithë autobusët u tërhoqën nga qarkullimi.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se ka arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NQP “Shkupi”. E Afrim Muça i punësuar në NTP tha se ai do ta padis dretjorin e kompanisë pasi së pari drejtori i kompanisë e kishte akuzuar atë se kishte vendosur bombë.

“Turp i madh se si një drejtor të deklaron ashtu, pra nga nesër do të angazhoj avokatë dhe do ta padis për shpifje drejtorin e NTP-së, Aleksandër Stojkovski i cili më ka akuzuar para gjithve këtu, kishte edhe persona zyrtar se unë e paskam vendosur bombën sipas tij, a unë nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë, pra më tha Afrim ti e ke bërë këtë do ta shohësh se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Afrim Muça, i punësuar në NTP.

Ndryshe, sot në mëngjes i gjithë qyteti i Shkupit ishte në kaos, pasi autobusët e NTP-së u tërhoqën nga qarkullimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit