Qeveria i anashkalon, pedagogët përshkallëzojnë bojkotin: Nesër protestë kombëtare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 10:34

Qeveria vijon të mos plotësojë kërkesat e pedagogëve edhe pas disa ditëve protestash e bojkoti. Duke parë këtë anashkalim ata kanë vendosur të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Përmes një shkrese publike, ata kanë njoftuar se nesër në orën 11:00 do të bëjnë bojkot total të mësimit dhe do të organizojnë një protestë kombëtare përpara godinës së Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza”.

DEKLARATA – Republika e Shqiperise Sindikata e Punonjesve te Universiteteve te Shqiperise (SPUSH) Te dashur kolege te IAL-ve publike!

Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.

Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.

Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre. Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike. Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.

Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit