U zbulua nga vizatimet e vogëlushit, 28-vjeçari abuzon me një 4-vjeçar. Pedofilin e ndihmoi e ëma

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 10:07

Një histori tjetër e pazakontë kriminale ka dalë sërish në pah në Greqi. Një futbollist amator 28-vjeçar, i quajtur Dimitris Kravaritis ka abuzuar seksualisht me një 4-vjeçar.

E implikuar është edhe nëna e tij, e cila ishte dadoja e vogëlushit. Kjo e fundit ka qenë në dijeni të veprave të të birit dhe ka lejuar që kjo të vazhdojë të ndodhë. Në fund vizatimet e vogëlushit kanë zbuluar gjithçka.

“Protothema” shkruan se sipas informacioneve të deritanishme, futbollisti i Kombëtares së Tretë, në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e të miturit, ku ajo punonte si dado.

Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm që i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente. Prindërit e katërvjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij.

Më pas, ata iu drejtuan një specialisti, i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur. Në verën e vitit 2021 babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit ish-dadon 52-vjeçare dhe djalin e saj për abuzime me të birin e tij katërvjeçar.

Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël. Informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit