Komisioni Europian: Shqipëria ka ecurinë më të dobët ekonomike në tre muajt e fundit në rajon 

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.10.2022, 09:53

Çmimet gjithnjë e më shumë në rritje dhe pagat që vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin nivel e bëjnë Shqipërinë vendin me ecurinë ekonomike më të dobët në Ballkan në tre muajt e fundit.

Monitor ka publikuar të dhënat e Komisionit Europian në raportin e këtyre tre muajve, ku tregohet se ekonomia e vendit tonë po shkon në pikiatë.

Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet e rajonit, që kanë pasur ngadalësimin më të lartë të ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencial kandidate.

Sipas raportit, rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vazhdoi të zbutet në tremujorin e dytë të 2022. Megjithëse ngadalësimi ishte më i butë se në tremujorin e parë dhe rritja mbeti në përgjithësi e lartë. PBB-ja e rajonit u zgjerua me 4.2% me bazë vjetore, krahasuar me 4.8% në tremujorin e mëparshëm. Ngadalësimi u shkaktua kryesisht nga një ecuri më e dobët në Shqipëri dhe Serbi.

Në Shqipëri, rritja reale e PBB-së u ngadalësua në 2.2% nga 6.5% në tremujorin e mëparshëm, për shkak të tkurrjes së investimeve dhe konsumit publik. Pjesërisht kjo shpjegohet dhe nga baza e lartë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, konsumi privat dhe eksportet kanë mbetur të forta dhe kanë qenë nxitësit kryesorë të rritjes.

Në Serbi, rritja vjetore e prodhimit u ngadalësua në 3.9%, nga 4.3% në tre muajt e mëparshëm, pasi rritja e qëndrueshme në konsumin e familjeve dhe publike, si dhe kontributet më të moderuara të investimeve dhe inventarëve, u kompensuan nga kontributi negativ i eksporteve neto.

Në Kosovë, rritja reale e PBB-së u zbut në 2.1% me bazë vjetore në tremujorin e dytë të 2022, kryesisht për shkak të konsumit më të ulët të qeverisë dhe rënies së formimit bruto të kapitalit fiks, duke reflektuar tkurrjen e investimeve publike. Rritja është mbështetur në konsumin e familjeve dhe eksportet e mallrave, kombinuar me zgjerimin e fortë të eksporteve të shërbimeve.

Në të kundërt, rritja ekonomike në Mal të Zi u përshpejtua ndjeshëm në tremujorin e dytë të 2022 në 12.7% në vit, nga 7.1% në tremujorin e mëparshëm. Ai u nxit kryesisht nga konsumi privat, si rrjedhojë e rritjes së pagave neto reale pas heqjes së kontributeve shëndetësore dhe rritjes së pagës minimale si dhe nxitjes së mëtejshme të punësimit, që u ndikua nga rimëkëmbja e turizmit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut, ekonomia u rrit lehtë në 2.8% në vit, nga 2.4% në tre muajt e mëparshëm, e ndikuar nga një rritje e investimeve, pjesërisht për shkak të efekteve bazë, dhe përmirësimi i konsumit privat.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rritja reale e PBB-së u përshpejtua lehtë në krahasim me nga tre muajt e mëparshëm në 5.9%, e nxitur kryesisht nga konsumi dhe investimet e familjeve.

Në tërësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u rrit me 4.2% në tremujorin e dytë të 2022, nga një normë mesatare rritjeje prej 4.8% në tre muajt e mëparshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit