Mashtrojnë të huajt të investojnë në bursa, pse nuk arrestohen kokat e FOREX në Shqipëri?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.10.2022, 09:30

Gjatë ditës së sotme janë vënë në pranga tre brokera të FOREX të punësuar në kompaninë DAG IT SOLUTIONS. Bëhet fjalë për Doris Telhallari, Eldjon Lleshi dhe Ergi Ali të cilët rezultojnë të punësuar te pronari Ardit Topalli, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ata mashtronin të huajt duke i bindur në telefon të investonin në bursa fiktive dhe nuk dihet dëmi financiar që u kanë shkaktuar shtetasve të huaj që kanë zhvatur.

Topalli së bashku me partnerin e tij Telhallarin janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj veprimtarie në të cilën punonjësit deklarohen me 300 mijë lekë të vjetra mujore rrogë.

Pse Policia e Shtetit nuk arreston “kokat” e këtij biznesi që i shkakton shtetit shqiptar dëme të mëdha në mosdeklarimin e të ardhurave, fshehjes së tyre e mospagimin e taksave por kapet me fundin e kavallit?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit