Biznesmeni miliarder fal 1 MILION $ çdo javë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.10.2022, 08:51

Një miliarder po fal 1 milion dollarë nga pasuria e tij çdo javë nisur nga ky vit. Miliarderi i Bostonit Rob Hale drejton Granite Telecommunications dhe së bashku me gruan e tij ai ka menduar një mënyrë për t'i dhënë disa nga paratë e tij njerëzve.

Ai i jep 1 milion dollarë për çdo javë të vitit një organizate të ndryshme jofitimprurëse.

Për disa grupe jofitimprurëse kjo do të thotë se ata mund të zgjerojnë operacionet e tyre përtej çdo gjëje që kishin ëndërruar më parë.

Sipas CBS, Rob dhe gruaja e tij Karen kanë vendosur të japin një milion çdo javë për një grup të vogël që do të përfitonte shumë nga financimi.

Ai tha: "Ne jemi të bekuar, jemi shumë me fat dhe besimi ynë është se ne duhet të përhapim lajme të mira sa më thellë në komunitet sa të jetë e mundur. Ka kaq shumë organizata të vogla me ndikim jetik në komunitetet tona që kishin nevojë për ndihmën tonë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit