Frenohet konsumi për shkak të çmimeve të larta/ Importet bien me 6%, por paguam 1.2 miliardë euro më shumë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.10.2022, 08:00

Për shkak të çmimeve të larta, po frenohet konsumi për shumë produkte. INSTAT tregon se në periudhën janar – shtator, importet në sasi ranë me gati 6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndonëse në sasi kanë rënë, importet në vlerë u rritën me 25%, ose rreth 139.5 (1.2 miliardë euro) më shumë.

Sipas Monitor, tendenca tkurrëse në sasi është ndikuar kryesisht nga reduktimi i importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që ranë me 16% për 9 mujorin me bazë vjetore. Rritja e çmimeve të karburanteve rezulton se po e frenon konsumin në vend.

Nafta tregtohet aktualisht me 240 lekë, nga 185 lekë që ishte në fund të shkurtit, përpara se të fillonin sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës që çuan në një valë shtrenjtimesh të shumë produkteve. Nafta është sot 30% më e shtrenjtë se në fillim të vitit.

Në rënie vijojnë të jenë dhe plehëruesit, me tkurrje 47% për 9 mujorin, një tregues i vështirësive që po kalon sektori bujqësor. Burimet nga tregu bënë të ditur se heqja e subvencioneve dhe vënia e TVSH mbi inputet, të kombinuara me çmimet e larta të plehëruesve në tregjet ndërkombëtare i bënë të papërballueshme blerjet nga fermerët shqiptarë.

Për shkak të kostove të larta, fermerët këtë sezon kanë kryer më pak mbjellje si në sera dhe në fushë. Në kontrast, importet e zarzavateve për 9 mujorin janë rritur ndjeshëm në sasi me 44%.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit Lushnjë dhe Berat thonë se importet e prodhimeve bujqësore do të rriten me shpejtësi në të ardhmen pasi sipërfaqet e mbjella në vend kanë rënë këtë vit dhe prodhimet që realizohen kanë kontrata me eksportin. Hendeku që mbetet në tregun vendas po mbulohet me import.

Importet e drithërave u tkurrën me 22% për janar-shtator, duke reflektuar një tkurrje të konsumit, që sipas operatorëve po ndikohet edhe nga emigracioni. Ky i fundit po bëhet një faktor i ndjeshëm në konsum, sipas raportimeve nga shumë sektorë, që po ndiejnë rënien e fuqisë blerëse për shkak të mungesës së njerëzve, sidomos të rinjve.

Në rënie vijon dhe kafeja, me importet e këtij produkti që ranë rreth 10%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit