Wanda Nara ka nisur aventura të reja në Argjentinë. Modelja dhe biznesmenja e njohur që ka fëmijë me dy futbollistë Maxi Lopez dhe Mauro Icardi , por nuk është më me asnjërin prej tyre është në një lidhje me reperin L-Gante.
Ky i fundit është një reper 22-vjeçar veçanërisht i njohur në shtetin e Amerikës Latine. Reperi dhe Wanda 35-vjeçare janë filmuar duke u puthur në një pistë bowling në Buenos Aires.
Në mediat në Argjentinë thuhet se gjithçka nisi me pjesëmarrjen e Wanda Narës në videoklipin e këngës së re të L-Gante. Në këtë videoklip ata shfaqen të zhveshur në shtrat dhe kaq ka mjaftuar që thashethemet mos të ndalen për “çiftin” me 13 vite diferencë.
Wanda Nara së fundmi ka deklaruar se ka firmosur dokumentet e divorcit me Mauro Icardin dhe se ndarja e tyre vjen shumë shpejt.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.