Ukrainasja: Turp që ende s’ua kemi njohur pavarësinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2022, 21:08

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt, miliona rusë kanë lënë shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në shtetet evropiane e të tjera.

Gazetarja, Olena Solodovnikova, që po qëndron në Kosovë, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se për Kosovën kishte ndëgjuar edhe më herët dhe se është ambientuar me qëndrimin këtu.

Solodovnikova me gjithë mikpritjen thotë se i vjen turp që Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është e turpshme për ne që ende se kemi njohur pavarësinë e Kosovës”.

Madje, Solodovnikova thotë se është e papranueshme të bëhet krahasimi i Kosovës me rajonet e aneksuara ukrainase nga Rusia.

“Dhe me besoni se është e papranueshme të paktën për mua kur bëhet krahasimi i Kosovës me rajonet e aneksuara nga Rusia. Nuk është situata e njëjtë, dallon shumë situata me referendumet e rremë që mbahen atje dhe mënyrën se si është pavarësuar Kosova”.

Në Kosovë deri më tani janë strehuar nëntë gazetarë ukrainas në kuadër të programit të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF “Journalists in Residence – Kosovo” – i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit