Salla ishte mbushur plot, studenti ulet në dritare për të ndjekur leksionin dhe bie nga kati i tretë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.10.2022, 19:44

Një student 19-vjeçar është rrëzuar nga parmaku i dritares në universitetin e Selanikut. I riu po ndiqte leksionin i ulur në parmakun e dritares pasi salla ishte mbushur plot me studentë dhe nuk kishte ku të ulej.

Në një moment ai u rrëzua nga kati i tretë i godinës së Fakultetit të Drejtësisë dhe ra në oborr. I riu u transportua menjëherë me ambulancë në Papanikolaou. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e 19-vjeçarit vlerësohet e qëndrueshme por ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të tij.

Ai ka pësuar disa fraktura, ndërsa aktualisht po i nënshtrohet analizave për të përcaktuar shkallën e tyre.

Θεσσαλονίκη: Σώθηκε από θαύμα ο φοιτητής που έπεσε στο κενό από την αίθουσα  3ου ορόφου στο ΑΠΘ (φωτο, video) - Alldaynews.gr

Një student tregoi për mediat se auditori ishte tejmbushur dhe studentët ishin ulur në dysheme e disa të tjerë te parmaku i dritares.

Isha në sallë. Papritur dëgjuam një zhurmë. Mësuam se studenti ra nga kati i tretë teksa ne po bënim mësim. Salla ishte plot, kishte disa studentë që ishin në dysheme. Menjëherë u njoftua ambulanca. Studenti ishte në gjendje të keqe, nuk lëvizte krahët dhe këmbët. Ai fliste por nuk lëvizte dot asgjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit