Për 25 ditë me radhë/ Njoftohet bllokimi i pjesshëm i aksit Tiranë-Durrës: Do ketë sërish punime!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.10.2022, 15:20

Nga dita e nesërme dhe për 25 ditë me radhë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e bllokuar në disa pjesë rruge. Sipas njoftimit të ARRSH-së në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes. Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Nuk është hera e parë që ky aks bllokohet dhe shpresojmë që këtë herë të jetë përfundimtar dhe jo të përdoret si një ‘sebep’ për të vjedhur para.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhet!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit