Edi Rama: Lufta e Putinit do të sjellë dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.10.2022, 12:59

Edi Rama është sot në Përmet, ku duket se ka nisur fushatën edhe për zgjedhjet vendore. Për ta patur sa më të lehtë propagandën, Rama sillet sikur është në kohë lufte dhe po lufton për të mirën e shqiptarëve. Ai thotë se ky dimër do të jetë i vështirë dhe sipas tij më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rama thotë:

Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore🤗

Mburoja financiare për çmimin e energjisë ⭐️ rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve ⭐️ rritja e mëtejshme e pagës minimale ⭐️ rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar ⭐️ dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar⭐️ rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ⭐️rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit⭐️ mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit ⭐️ financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm❤️

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit