Ndalohet formimi i shoqatave dhe partive me emra dhe ideologji kontestuese

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.10.2022, 11:59

Deputetët e pushtetit dhe opozitës në Kuvend njëzëri dhanë mbështetje me procedurë të shkurtër të miratohen zgjidhjet ligjore me të cilat ndalohet formimi i shoqatave dhe partive me emra dhe ideologji kontestuese.

Me 84 vota “për” dhe asnjë kundër apo abstenim, deputetët e pushtetit dhe opozitës dhanë mbështetjen e tyre pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të parashtruar nga OBRM-PDUKM. Por edhe njëzëri, me gjithsej 76 vota “pro”, është dhënë përkrahja pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të parashtruar nga deputetët e LSDM-së.

Propozimin e ka arsyetuar Rashela Mizrahi nga OBRM-PDUKM, duke theksuar se duhet t’i jepet fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve, programet, qëllimet, aktivitetet dhe veprimet e të cilave kanë për qëllim rrënimin me dhunë të rendit kushtetues të vendit, nxitjen dhe thirrjen e agresionit ushtarak, si dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose intolerancës tjetër, urrejtjes, gjenocidit, shfarosjes, përhapjes ose mbështetjes, nxitjes dhe miratimit të fashizmit, nacizmit, nacionalsocializmit dhe Rajhut të Tretë, si dhe ndërmarrje të aktivitete që lidhen me terrorizmin ose aktivitete në kundërshtim me Kushtetutën. Reklama

“Në shtatë muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të hapjes së të a.q. klube kulturore të emërtuara sipas figurave të diskutueshme, nazistë dhe fashistë. Ky ligj duhet t’i japë fund hapjes së shoqatave dhe fondacioneve të tilla. Me ndryshimet, propozohet që emrat, mbiemrat, pseudonimet, shkurtesat dhe inicialet e personave të cilët në çdo bazë, mënyrë apo formë në të kaluarën kanë qenë të lidhur me intolerancë racore, fetare, kombëtare, etnike dhe të tjera, intoleranca, urrejtja, gjenocidi, ekstremizmi, përhapja ose mbështetje të fashizmit, nacizmit, nacionalsocializmit dhe Rajhut të Tretë”, tha Mizrahi.

Sipas tekstit të propozuar, organizatat, shoqatat, fondacionet, aleancat dhe format e tjera të asociimit të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për shoqata dhe fondacione janë të obliguara që brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore, të harmonizojnë emrin dhe/ose titullin, qëllimet dhe aktivitetet sipas dispozitave të përcaktuara. Reklama

Kuvendi, po ashtu njëzëri, me gjithsej 76 vota “pro”, pa asnjë kundër apo abstenim, ka dhënë mbështetje pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të paraqitur nga deputetët e partive në pushtet.

“Në kushte të tilla provokimesh që shkaktojnë ndjenja tejet negative te qytetarët, sugjerojmë që ligji të kalojë në procedurë të shkurtuar. Absolutisht, nëse nuk ka dyshime, ne nuk jemi kundër asnjë asociacioni, por duhet të mbrojmë themelet tona, që janë vlera antifashiste. Ne propozojmë që partitë politike në programet e tyre të mos kenë për qëllim nxitjen e urrejtjes, intolerancës etnike apo ndonjë tjetër, përhapje të fashizmit, nacizmit”, tha koordinatori i LSDM-së, Jovan Mitreski, duke sqaruar Propozimin.

Ndryshimet e propozuara ligjore të dy partive vijnë pas hapjes së klubeve bullgare në vend me emrat “Vanço Mihajllov” më 16 prill në Manastir dhe “Mbreti Borisi i Treti” më 7 tetor në Ohër. Ministria e Drejtësisë para disa kohësh mori detyrën për hartimin e ligjit të ri për shoqatat dhe organizatat qytetare, për shkak të, siç vlerësoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, legjislacionit ekzistues liberal për themelimin e organizatave dhe shoqatave qytetare. Reklama

Hapja e klubit u dënua nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, të cilët e cilësuan si provokim që dëmton bashkësinë bullgare në vend. Sipas Kovaçevskit, reagimi për këtë duhet të drejtohet në adresën e themeluesve të klubit, të cilët thuhet se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme Osmani, theksoi se e drejta e shoqërimit është e paprekshme, por emri nuk është në përputhje me pikën e dytë të Konventës për Mbrojtje të Pakicave, kjo të bëhet në frymën e dialogut dhe miqësisë, sepse ky emër as nuk ndihmon në miqësi, por përkundrazi është bazë e mosmarrveshjeve dhe mosdurimit.

Presidenti Stevo Pendarovski, javën e kaluar deklaroi se në Ligjin për shoqatat ekziston nen me të cilin mund të hetohet puna e shoqatave ekzistuese. Reklama

Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi konstatoi diskriminim në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike për themelimin e Shoqatës Qendra Kulturore “Vanço Mihailov” – Manastir. KPMD ka konstatuar edhe diskriminimin indirekt të kryer nga Ministria e Drejtësisë, për shkak të moskryerjes së përgjegjësive të saj ligjore, gjë që i mundësoi Asociacionit të kryejë veprime në kundërshtim me Ligjin. Shoqata Qendra Kulturore “Ivan Mihailov” njëherit, është e obliguar që brenda një afati të caktuar të heqë të gjitha elementet kontestuese në statut dhe program, të cilat shkaktojnë ngacmime”, konfirmoi të premten Komisioni dhe i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë në afatin e dhënën të mbikëqyrë ligjshmërinë e dispozitës së aplikuar të Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Komisioni dje njoftoi se “reagon fuqishëm” për gjuhën e urrejtjes që përmban kërcënime për likuidim fizik të anëtares së tij Vesna Bendevska, të kryera në dy profilet e Viktor Stojanov, kryetar i Fondacionit Maqedonia nga Sofja, në rrjetin social Fejsbuk, me qëndrimin se kjo jo vetëm që nxit dhunë nga urrejtja ndaj një anëtareje të KPMD-së, e cila është zyrtare e zgjedhur shtetërore, por paraqet edhe një përpjekje për të ndikuar në pavarësinë e Komisionit në tërësi. Reklama

Siç njofton KPMD, në postimet e tij është vendosur një fotografi e Bendevskës me përmbajtje fyese, por edhe nxitëse për likuidimin e saj. Në komentet e shkaktuara nga postimi, bien në sy disa përmbajtje kërcënuese.

“Për këtë, KPMD-ja ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkatësisht Nëngrupin Tematik për Gjuhën e urrejtjes, i cili është pjesë e Grupit Punues Ndërsektorial për Koordinim Politik për Zbatimin e Masave të Protokollit për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, e themeluar me vendim të Qeverisë dhe pret një reagim të duhur institucional”, citojnë nga KPMD.

Postimet e tilla, të cilat Komisioni i konsideron jo vetëm që bien në gjuhë të urrejtjes që nxit dhunë urrejtjeje ndaj një anëtari të KPMD-së, por paraqesin edhe përpjekje për të ndikuar në pavarësinë e Komisionit në tërësi, theksojnë prej atje, pas konferencës për shtyp, në të cilin u publikua Mendimi dhe rekomandimet në lidhje me peticionin e dorëzuar nga “Lidhja e Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste të Maqedonisë 1941-1945 dhe qytetarëve në vazhdim “Bordi Komunal – Manastir”, kundër Shoqatës “Qendra Kulturore Ivan Mihajlov – Manastir”, të mbajtur të premten. Reklama

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një përgjigje të pyetjeve të gazetarëve dje dha koment për deklaratat e disa historianëve të caktuar, se rilindasi maqedonas Kiril Pejçinovit ishte bullgar, ndërsa me rastin e kanonizimit të Kiril Pejçinoviqit në Manastirin e Leshkës, tha se historianët duhet të merren me historinë, ndërsa politikanët me politikën. Ai vlerësoi se në atë mënyrë do të kemi edhe marrëdhënie të mira fqinjësore dhe progres më të shpejtë të shtetit në anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

Ai përsëriti se komunikimi mes shteteve bëhet në nivel zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, domethënë njerëzve të politikës, por thotë se “gjithmonë ka interesa të tjera, persona të tjerë që duan të prishin marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zakonisht me deklaratat e tyre shkaktojnë ndjenja negative, shkaktojnë diçka që ju e quani dhe unë e quaj provokim”. Reklama

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit