Protesta e pedagogëve/ “Studentët zgjedhin infermierinë që të largohen nga Shqipëria, orët do zëvendësohen”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.10.2022, 11:07

Pedagogët vijojnë edhe sot protestën e tyre dhe bojkotin deri në pltësimin e kërkesave që kanë parashtruar prej disa ditësh. Fjalën e tij sot e ka mbajtur edhe kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Ai shprehet se Universitetet e rretheve duhet të profilizohen në drejtime të caktuara dhe mori shembullin e Vlorës, ku ka më shumë regjistrime në infermieri, sepse sipas tij e shohin si mundësi për të ikur dhe punuar jashtë vendit.

Ai tha se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen, teksa shtoi se studentët i shohin të drejta kërkesat e tyre dhe janë dakord me vendimin e marrë nga pedagogët.

“Do të vazhdojmë protestën tonë, 7% është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë, derisa qeveria të premtojë se do të plotësohen kërkesat.

Sot nuk do të ketë mësim, studentët të na mirëkuptojnë. Mbi 75% e publikut kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona.

Kryeministri të financojë universitetet e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëri, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë.

Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimin nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin. Do të zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë apo fundjavë. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. S’kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai mes të tjerash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit