U akuzua nga babai i Martinit, Xhoni Potka: Unë s’po gjej dot nuse për vete, më ka ngatërruar ish-gruaja

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.10.2022, 10:01

Çështja e vrasjes së Martin Çeços është hapur sërish pas disa muajsh dhe komplikohet situata çdo ditë e më shumë. Martina Pajollari është arrestuar dhe dje u njoh me masën e arrestit me burg me akuzën e marrjes pjesë në krim.

Përveç kësaj, së fundmi në skenë ka dalë edhe ish-bashkëshorti i motrës së Tinës, Xhoni Potka. Në një intervistë për mediat, babai i viktimës akuzoi Potkën se i kishte marrë para për mblesërinë e Martin Çeços dhe Martina Pajollarit.

Gjithashtu, Tina, e cila në atë kohë posedonte rreth 5 llogari “Facebook-u”, është shprehur se ia ka hapur Xhoni. Ky i fundit mohon gjithçka dhe implikon në këtë ngjarje ish-bashkëshorten e tij dhe motrën e Tinës, Libora Pajollarin.

“Kam qenë në Greqi. I kam me dëshmitarë. Tre muaj e 20 ditë. Kur ka ikur nusja që ka lënë fëmijët rrugëve jam kthyer. Martinin e njoh. Se shisnim lajthi. Ai u largua, unë ika. Për punë pazari e njihja. Pas ca kohësh erdhi këtu ai në Goskovë. Unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë hajde pimë kafe. Vajta unë për të pirë kafe. Kishin ardhur për nuse.

Vijnë aty, bëri kafe raki u llafosëm. Unë mora kafenë dhe rakinë dhe dola. Se çfarë u llafos nuk kam dëgjuar asgjë. Asnjë lekë nuk kam marrë. Nuk është diskutuar hiç, fare. Çdo njeri të jetë. Edhe unë tani që jam pa martuar të më futesh ti një kafe do ta jap.

Këto janë gjëra koti që llafosin këto. Nga viti 2019 Martinin nuk e kam takuar. Nevzatin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e njoh fare. Rezart Dokolin nuk e njoh fare. Ish-kunata fliste.

Martinin e kam pasur friends. Por unë facebook nuk ngas dot. Telefon nokia kam unë. Nusja e ka bërë. Unë nuk lidhesha dot me njerëzit e mi me facebook. Unë nuk di ta bëj as shok as ta fshi. E ka bërë ish gruaja ime.

Unë e kam dëgjuar Tinën që thotë që i kam hapur unë facebook, por të tëra janë mashtrime. Unë e vë dorën në zjarr. Babait të Martinit, e ka shumë gabim. As e njoh as më njeh”, tha Xhoni Potka.

“Iku ajo fëmijët i la rrugëve. Kam djalë dhe çupë. Djali 8-vjeç, çupa 2-vjeç. Ka ikur dhe herë të tjera i ka lënë fëmijët në gjumë. Unë lajmërova çupën e xhaxhait ka ardhur ajo në 11 të natës. Unë erdha nga Greqia se nuk i lija dot vetëm. Gruaja nuk e dija nga kishte ikur.

Djali ishte zgjuar, vajzën e kishte zënë gjumi. Po të ishte grua, rrinte dhe sqarohej. As e vrisja, vetëm sqaroheshim. Një njeri që është nënë është nënë. Edhe macja po t’ia fshehësh shkon i gjen këlyshët. Kam bërë kallëzim për braktisje fëmijësh ndaj Liborës. Ajo e përdorte facebook-un tim dhe të Tinës. Nuk kemi biseduar për vdekjen e Martin Çeços.

Ajo fliste. Unë i kam folur Tinës dhe përpara i thoja mos fol me këtë dhe me atë. I thoja shko puno. Telefoni do ta gjejë një moment. Facebook i hapte e motra asaj. Unë nuk hapja dot facebook tim jo të ish-kunatës. Unë nuk kam qenë këtu. Vij dy herë nga Greqia. Dhe atëherë kur vij nuk marr dot frymë për veten time.

Unë nuk bëj mblesëri, mbeta vetë pa martuar. Po të ishte për të bërë nuse e mbushja shtëpinë me gra. Po të trokas për tjetrin trokas dhe për vete. Jam vetëm burrë dhe grua për fëmijët e mi. Mua të më lënë rehat se unë iki në Greqi.

Po të kem gisht unë në këtë ngjarje mos t’i gëzoj fëmijët. Kam dokumentet që në atë datë kam qenë në Greqi. Unë e di që më ngatërron ish gruaja por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo. Mua më është tharë buza për ujë se kam punuar”, thotë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit