Nga grua bëhet burrë: Njerëzit trans janë dhuratë për ne në këtë botë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2022, 08:09

Më 1 dhjetor 2020, aktorja e njohur, Ellen Page, u zhduk në të gjitha platformat e mediave sociale. Në vend të saj, ndjekësit filluan të shohim postime nga një burrë i quajtur Elliot.

Pas kësaj, Netflix ndryshoi emrin e Paige në kreditet e filmave dhe serialeve të tyre. Twitter postoi: “Shumë krenarë për superheroin tonë! Ne të duam!" Kjo ishte një pikë kthese, jo vetëm për yllin e kinemave, por edhe për miliona njerëz që përballen me diskriminim çdo ditë.

Ishte në formën e saj femërore kur Paige arriti sukses në industrinë e filmit. Ellen filloi të aktrojë kur ishte vetëm 10 vjeç. Pavarësisht një suksesi të tillë në dukje fenomenal, Page nuk ishte plotësisht e lumtur.

Ajo e kishte ndjerë se ishte ‘ndryshe’ prej vitesh. Që kur ishte vajzë e vogël, Ellen mendonte se duhej të ishte djalë. Ajo firmoste me emrin e saj si Jason dhe pyeste nënën e saj nëse mund të rritej për t'u bërë burrë. Vite më vonë, kjo pyetje, mospranimi i gjinisë së saj, nuk ishte zhdukur.

Disa ditë para ditëlindjes së saj të 27-të, Page theu heshtjen. Fillimisht ajo deklaroi se e tërhiqnin femrat dhe më pas se kishte takuar shpirtin e saj binjak.

Kjo ishte kërcimtarja dhe koreografja Emma Portner, me të cilën Paige u martua në vitin 2018. Historia e çiftit është e pazakontë: Portner u martua me një grua, por u divorcua nga një burrë. Ata u ndanë në vitin 2020, ndërsa divorci u finalizua në fillim të vitit 2021.

Më 1 dhjetor 2020, Page u prezantua si burrë në llogaritë e tij të mediave sociale. Ai kërkoi që tani e tutje të quhej ai dhe ata dhe zbuloi emrin e tij të ri: Elliot.

Vendimi i tij i guximshëm u mbështet nga shumë të famshëm dhe Page është vlerësuar si një frymëzim për njerëzit e panumërt transgjinorë dhe jobinarë.

Gruaja e yllit të filmave gjithashtu e admiroi publikisht bashkëshortin e saj: "Njerëzit trans, dhe jobinarë janë një dhuratë për këtë botë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit