Keqpërdorimi i makinave zyrtare, heshtje në Qeveri dhe BDI

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2022, 19:23

Nga Qeveria dhe BDI-ja nuk përgjigjen për keqpërdorimin e veturave zyrtarëve nga funksionarët e partisë së Ahmetit në mbledhjen e kësaj të fundit në Tetovë. Ditë më parë zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska tha për mediat se do të kërkojë përgjegjësi nga zëvendëskryeministrin Artan Grubi por pa dhënë detaje se çfarë masash planifikon të ndërmarrë apo nëse ka kërkuar vecme llohari nga Grubi. Përdorimi i veturave zyrtare për punë partiake dhe personale të funksionarëve mbetet sëmundje pa shërim në vendin tonë. Kështu vlerësojnë ekspertët në vend duke komentuar përdorimin e veturave zyrtare të funksionarëve të BDI-së në mbledhjen e partisë të mbajture të shtunën në Tetovë. Katica Nikollovska nga Komisioni për Anti Korrupsion thotë se sjellja e këtillë joparimore tregon se ligjet nuk vlejnë për të gjithë në shtetin tonë, andaj duhet të ketë ndëshkime për keqpërdoruesit.

“Posaçërisht për personat e emëruar dhe të zgjedhur. Nuk dëshiroj të përgjithësoj por situata e mosndëshkimit të sjelljes së këtillë kontribuon edhe në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Dëshmitar jeni edhe Ju edhe ne se të gjitha automjetet keqpërdoren në proceset zgjedhore. Ne përpiqemi sa mundemi si Komision për anti-korrupsion ta dokumentojmë dhe ta tregojmë para opinionit të gjithë këtë, por derisa nuk ekziston ndëshkueshmëria për vepër të këtillë neve edhe më tej do na ndodhin keqpërdorime të këtilla të automjeteve zyrtare”, deklaroi Katica Nikollovska, Anti Korrupsioni.

Ekspertja Magdalena Mihajllovska, vlerëson se sjellja e ministrave që keqpërdorin automjetet zyrtare për qëllime partiake është fotografia e papërgjegjshmërisë së funksionarëve.

“Për fat të keq kjo është vetëm një fotografi për shpenzim të papërgjegjshëm të harxhimit të parave publike dhe për asnjë lloj llogaridhënie e as përgjegjësie për sjelljen e këtillë, posaçërisht tani në kohë krize kur shpenzimi me përgjegjësi dhe çdo denarë është i rëndësishëm që shteti të mund të funksionojë në kushte të mungesës energjetike, energjisë së shtrenjtë dhe para periudhës së dimrit kur kjo mund të jetë tepër e tmerrshme për shoqërinë”, tha Magdalena Mihajllovska, eksperte, raporton Alsat.

Në Mbledhjen e BDI-së të shtunën vetë zëvendëskryeministri Artan Grubi u kap nga mediat se si doli nga vetura zyrtare për të marrë pjesë në mbledhjen e partisë. Ndërsa vitin e kaluar vetë ministrat e Qeverisë miratuan rregullore për moskeqpërdorimin e veturave zyrtare për interesa private dhe partiake nga ana e ministrave dhe funksionarëve tjerë të pushtetit, rregullore e cila nuk respektohet po nga këto ministra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit