Erion Veliaj: Putin psikopati po na rrit çmimet në Shqipëri, ai është pa logjikë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.10.2022, 17:28

Erion Veliaj, tashmë, ka kaluar në një debat ndërkombëtar, duke sulmuar publikisht, Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Ai e ka quajtur atë një xhelat psikopat duke argumentuar se po shkakton inflacionin e luftës dhe po rrit çmimet në Shqipëri.

Veliaj e ka quajtur atë një person pa logjikë, që ka shkelur të gjitha normat e njerëzimit.

Veliaj ka thënë:

Ky inflacioni i luftës ka rritur çmimet kudo, jo vetëm në Rusi dhe Ukrainë, por edhe në vendet e europës, nuk përjashtohet as Shqipëria. Pra një pjesë të madhe të kostos për të mbuluar rrogat e elektriçistëve, hidraulikëve, sanitareve,janë kosot që janë shtuar. Ndaj dhe ne do bëjmë tonën në këtë betejë të paprecedentë me inflacionin e luftës dhe kjo varet dhe është në dorën e një xhelati psikopat, siç është Putini, që nuk ka logjikë dhe një njeri që ka shkelur gjithë normat e njerzimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit