Kupa e Botës në Katar/ Partneret e lojtarëve anglezë nuk duhet të provokojnë me veshjet, ndalohen sharjet dhe alkooli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2022, 17:08

Pothuajse një muaj na ndan nga Kupa e Botës "Katar 2022", dhe partneret e futbollistëve anglezë janë paralajmëruar për rregullat. Mësohet se bashkëshortet, të fejuarat dhe të dashurat e futbollistëve të Kombëtares angleze janë pajisur me një listë me gjëra që duhet dhe s'duhet të bëjnë gjatë Kupës së Botës në Katar.

Lista shërben si një kujtesë për të treguar se ato 'nuk janë mbi ligjin' në shtetin e rreptë të Katarit.

Një nga pikat kyçe të listës është se ato duhet të 'vishen me modesti' kur janë në publik dhe gjatë ndeshjeve. Gjithashtu atyre nuk do t'iu lejohet të shfaqin dashurinë për partnerët e tyre në publik.

Partneret e lojtarëve anglezë janë paralajmëruar edhe për politikën e rreptë të Katarit për hedhjen e mbeturinave, e cila është e paligjshme në Katar dhe e dënueshme me gjobën prej 6,000 £ dhe një vit burg. Për më tepër, atyre do t'u ndalohet të pinë alkool ose të shajnë në publik, si dhe të luajnë muzikë, të këndojnë, të bërtasin ose të kryejnë veprime të papërshtatshme gjatë ezanit.

Selfie-t jashtë ndërtesave zyrtare të qeverisë gjithashtu mund të çojnë në ndalimin dhe procedimin nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit