Vuçiq: Po na kërkojnë ta dorëzojmë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2022, 14:11

Perëndimi na kërkon të dorëzojmë Kosovën në këmbim të një dhurate të vogël”, ka thënë presidenti serb, Alesksandar Vuçiç këtë të hëne në përvjetorin e 20’të të BIA-s serbe.

“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e arktikuloi kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës presidenti serb, i cili shtoi se vendet perëndimore “nuk po më kërcënojnë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij”.

“Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.

“Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi është refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur, dhe nuk ka kërcënuar askë në tokën e tij. Ne nuk e kemi sulmuar askë, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, vazhdoi të thotë ai.

Vuçiç foli edhe për propozimin franko-gjerman për të cilin tha se “së paku edhe për pak kohë nuk do të jetë publike”, por se tanimë “të gjithë po flasin për të dhe janë pozicionuar pro-dhe-kundër”, shkruan Reporteri. Në këtë propozim, Aleksandar Vuçiç thotë se Serbisë i ofrohet garancia për anëtarësim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian në këmbim të lejimit të Kosovës të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e në veçanti në Kombe të Bashkuara.

Ai ka thënë se Serbia nuk e pranon këtë propozim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit