Ministrja e Drejtësisë: Testimi i virgjërisë nuk ka lidhje me fenë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2022, 13:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se si ka lindur nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë.

Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë edhe testime të virgjërisë.

Ajo tutje tha se testi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri dhe nuk ka lidhje me fenë, si kundërpërgjigje për aktivistin Altin Hazizaj, që e lidhi këtë test me ndikimin e madh të fesë në Kosovë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu, në “Euronews Albania”.

Veç kësaj, ministrja Haxhiu, ka folur edhe për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.

Ajo u shpreh se shtimi i rasteve të dhunës në familje dhe abuzimeve seksuale është shqetësues në Kosovë, ndaj ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë.

Sipas saj, në rastin e abuzimit të 11-vjeçares është dëshmuar dështim i sistemit të drejtësisë.

“Në Kosovë ndryshimet në kodin penal janë pritur shumë mirë. Gratë dhe vajzat në Kosovë nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre. Një përqindje e vogël e dhunës raportohet. Në rastin e vajzës 11-vjeçare kemi parë dështimin e sistemit që nuk ka mundur ta mbrojë”, tha ministrja Haxhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit