Ishte kthyer në makth për bizneset e Durrësit, arrestohet “skifteri” 21-vjeçar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.10.2022, 12:56

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit në operacionin e koduar “Seriali”, pasi ishte kthyer në një shqetësim të madh për bizneset. Ai kishte mundur të kryente disa vjedhje në bizneset e qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare.

NJOFTIMI I POLICISË: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: A. L.,21 vjeç, banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit