HETIMI: Shqiptarët nisin direkt punë në shtëpi bari 3 ditë pasi shkelin në Angli

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2022, 12:30

Emigrantët shqiptarë sa dalin nga hotelet nisin punë në fermat e kanabisit brenda tre ditëve nga mbërritja në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar një hetim, raporton The Guardian.

Të rinjtë rrëfejnë se u liruan nga paraburgimi dhe shkuan në hotele ku ata rekrutohen nga bandat kriminale shqiptare për të kultivuar kanabis në fermat e ngritura në shtëpi boshe dhe ndërtesa industriale në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

Bëhet fjalë për të rinj rreth të 20-ave që punojnë për të shlyer borxhet prej 5,000 £, pasi kanë paguar kontrabandistët kurdë për udhëtime përmes kanalit të Doverit që zgjat deri në 40 orë me gomone.

Njëri prej tyre, duke punuar në një "fermë" në Londër, tha se kaloi shtatë ditë në "malet" e Francës pasi tre përpjekje për Kanalin u penguan nga policia që u shponte varkat. Në përpjekjen e katërt, ai u shpëtua nga roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar kur gomones së tij i mbaroi benzina pas 11 orësh dhe filloi të lëvizte në mes të Kanalit.

“Ne u mbajtëm për tre ditë në një qendër paraburgimi dhe më pas u transferuam në një hotel. Arrita të flas me të afërmin tim që erdhi dhe më mori nga hoteli. Unë punoj në një shtëpi kanabisi për të paguar paratë që kam marrë borxh për të paguar udhëtimin me varkë,” i tha ai gazetarit shqiptar që e intervistoi.

Shqiptarët përbëjnë tani 60 për qind të emigrantëve që kalojnë Kanalin e Doverit, ku rreth 7,000 prej tyre mendohet se kanë mbërritur me gomone këtë vit. Shumica janë vendosur në hotele ku më shumë se 35,000 azilkërkues jetojnë me një kosto për taksapaguesit prej 4 milionë paundësh në ditë.

Intervistat, konfirmojnë se ata po rekrutohen në tregtinë e drogës. Shqiptarët dominojnë tregun e kokainës në jug të Anglisë dhe kanë zhvendosur vietnamezët si prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit me origjinë vendase.

Kjo pason paralajmërimet e javës së kaluar nga sindikata e Forcave Kufitare se rritja e migrantëve kriminalë përbën një "rrezik të konsiderueshëm" për sigurinë kombëtare, pasi azilkërkuesit tradicionalë janë zëvendësuar nga "meshkuj të rinj të aftë" me lidhje të dyshuara me krimin e organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit