Lefter Kokën nuk po e nxjerrin nga burgu, “presioni” i avokatit: Do thotë fakte të padëgjuara më parë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.10.2022, 12:14

Ish-ministri Lefter Koka ndodhet prej disa muajsh në ambientet e paraburgimit, me gjykatën, që ka refuzuar disa kërkesa të avokatit të tij për të konvertuar dënimin në arrest shtëpie.

Ditën e sotme është dërguar kërkesa e radhës në GJKKO, teksa pas seancës është prononcuar avokati i ish-ministrit, i cili e argumenton kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit me gjendjen e vështirë shëndetësore.

Jo vetëm kaq, por ai ka bërë një deklaratë mjaft enigmatike, me doza kërcënimi brenda saj. Ai shprehet se Lefter Koka, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, do të tregojë të vërtetën e tij dhe do të nxjerrë fakte që nuk janë dëgjuar më parë.

Deklarata e avokatit: Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë zoti Koka për zëvendësimin e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduara shëndetësore.

Të premten kjo gjykatë vendosi të rrëzojë kërkesën për zëvendësimin e masës për inceneratorin e Fierit pavarësisht se administroi mendimet e 5 ekspertëve që konkluduan që Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore e nuk mund të vijojë të mbahet në paraburgim. Gjykata mori dhe rolin e mjekëve dhe të ekspertëve.

Sot ishte kërkesa për Elbasanin, seanca e radhës në 7 nëntor pra shumë larg sa i takon ecurisë. Në këto kushte ne si ekip ligjor i zotit Koka do kërkojmë sa më parë që cështja të shkojë në gjyq në themel.

Ai nuk mund të vijojë të jetë në paraburgim. I vetmi person që u ndalua në momentin e parë në shtëpinë e tij. Janë më shumë se 10 muaj në ato kushte shëndetësore në një shoqëri ku do mbizotëronte ligji ai sot do ishte i lirë.

Ftoj mediat në procesin me dyer të hapura ku do dëgjojni më shumë nga tani përvec akzuave politike me të cilat është arrestuar. Ai është vërtet i sëmurë por ende gjallë e do mbajë qënndrimin e tij përmes procesit ligjor në atë proces.

Hetimet kanë pasur kohë të mjaftueshme, janë 10 muaj që kanë kaluar duket hetuar prokuroria, nuk mund të zgjatet më se vijimi i mbajtjes në burg në këtë mënyrë në kushte të rënduara shëndetësore është i padrejtë.

Në gjykimin e themelit do keni mundësi të dëgjoni të vërtetën e zotit Koka, fakte e argumente që nuk i keni dëgjuar deri më tani, të cilat deri më sot janë bazuar vetëm mbi atë kallëzim politik e vendimmarrjet e gjykatave kanë zgjedhur rrugën politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit