Ashtu si në të gjitha universitetet e tjerë veçanërisht në rrethe, aspak e mirë është situata edhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku pritet të mbyllen plot 21 degë, të cilat disa vite më parë i mbushnin auditoret plot.
Degët, të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime; Infermeri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laboratori 100.
Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, nga të cilat janë zënë këtë vit 1435 kuota, që përkon me 55.7% dhe shënon një nga rekordet më të ulëta në vitet e fundit.
Universiteti i Elbasanit konsiderohet si Universiteti i dytë më i frekuentuar në vend, pas Tiranës. Ndërkohë degët të cilat mbyllen këtë vit në Universitetin “Aleksander Xhuvani” janë:
Gjuhë letërsi 3 regjistrime
Histori Gjeografi 3 regjistrime
Gjuhë gjermane 1 regjistrime
Gjuhë frënge 0 regjistrime
Gjuhë italiane 0 regjistrime
Gazetari 1 regjistrime
Gazetari dhe Anglisht 3 regjistrime
Gjuhë shqipe dhe rome 0 regjistrime
Histori dhe gjuhë Gjermane 0 regjistrime
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 0 regjistrime
Operatore Turistike dhe Gjuhë Gjermane 4 regjistrime
Biologji dhe Kimi 3 regjistrime
Matematikë Fizikë 0 regjistrime
Studime Mjedisore 2 regjistrime
Fizikë Kompjuterike 0
Matematikë dhe Informatikë 0 regjistrime
Edukim Qytetar 0 regjistrime
Filozofi Sociologji 0 regjistrime
Ekonomi dhe e Drejta 3
Administrin Biznesi dhe Inxhinieri 5
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Qytetari nga Tirana
Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
Vajza nga Shkodra
Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
I moshuari invalid
I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
I riu guximtar
I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
Djali i pastrehë
Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
Dy vajza zemërgjera
Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.