Akuzohet për mashtrim dhe korrupsion, Neymar del sot përpara gjykatës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.10.2022, 11:31

Një ditë pasi i dha fitoren ekipit të tij, PSG në ndeshjen ndaj Marsejës, Neymar ka udhëtuar drejt Barcelonës, për të marrë pjesë në gjyqin, që i ngarkon atij disa akuza.

Ai do të dëshmojë sot për të hedhur dritë mbi transferimin e kryer në vitin 2013 nga Santos te Barcelona. Mbi brazilianin janë ngritur nga prokuroria akuza e përvetësimit, mashtrimit dhe korrupsionit.

Së bashku me të janë thirrur të dëshmojnë edhe tetë persona të tjerë, mes tyre prindërit e brazilianit dhe ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, si dhe përfaqësues të Santos.

Kjo çështje është hapur nga kompania braziliane të investimeve, DIS, e cila në vitin 2013 mbante 40% të kartonit të lojtarit. Ajo e çoi çështjen në gjykatë me pretendimin se blerja e Neymar ka kushtuar shumë më shumë seç është deklaruar.

Barcelona e vlerësoi koston në 57.1 milionë euro (40 milionë për Neymar dhe familjen e tij dhe 17.1 për Santos), ndërsa drejtësia spanjolle vlerëson se transferimi kushtoi të paktën 83 milionë euro.

DIS, që mori 6.8 milionë euro nga 17.1 milionë euro të paguara zyrtarisht për klubin brazilian, pretendon se Barcelona, ​​Neymar dhe Santos kanë rënë dakord të fshehin shumën reale të operacionit.

Ata pretendojnë se janë mashtruar dhe kërkojnë 35 milionë euro. Prokurori ka kërkuar dy vite burg dhe 10 milionë euro gjobë për sulmuesin e PSG-së. Sigurisht, siç ndodh rëndomtë në të tilla raste, burgu pritet të konvertohet me para, çka është një praktikë ligjore e lejuar në Spanjë për të tilla çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit