Masat anti-krizë, kategoritë e rrezikuara do të marrin nga 3000 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.10.2022, 11:18

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 91 e ka miratuar Propozim Ligjin për ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara sociale për tu përballur me krizën financiare, e propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji në vijim, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është paraparë të marrin:

përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit;

përdoruesit e një kompensimi të veçantë;

përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;

personat me aftësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar;

prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.

Ndërsa për personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit në të holla, është paraparë mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij. ligji.

Për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë parashihet:

përkrahje financiare prej 1.500 denarë, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji vijues nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit që kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525. denarë në muaj;

përkrahje financiare prej 750 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej 11.526 denarë dhe jo më shumë se 14.000 denarë në muaj.

Mbështetjen financiare prej 750 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji i ardhshëm nga hyrja në fuqi e këtij ligji, pritet ta marrin edhe përfituesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik.

“Duke qenë se nuk është një ligj kompleks dhe i gjerë dhe i referohet mbështetjes financiare të kategorive rrezikuara të qytetarëve, sugjerohet që Kuvendi ta shqyrtojë me procedurë të shkurtuar”, njoftuan nga Qeveria.

Ligji do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit