Bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços që e donte për nuse, lihet në burg Martina Pajollari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.10.2022, 09:05

Rreth orës 23:00 të datës 12 Qershor 2022, i riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më, teksa më pas u gjet i pajetë në një rezervuar.

I ndjeri dyhsohet se u vra nga Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj të cilët akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim edhe me vajzë që Martini e donte për nuse, Martina Pajollari.

18-vjeçarja e arrestuar akuzohet si bashkëpunëtore në vrasje edhe pse shumë herë i mohonte akuzat.

Martina Pajollari është lënë në masën 'arrest me burg' nga Gjykata e Korçës.

Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes.

I ati i të ndjerit Martin, Nevzat Çeço ka treguar se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin.

Sipaz Nevzatit, ditën kur ndodhi ngjarja babai Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që Martini të mos e shqetësonte në telefon me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre.

Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini Çeçoi përmes një mblesi të cilin babai e identifikon me emrin Xhoni i ka paguar 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mëndjen Tina Pajollarit që të martohej me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit