Vajza po kërkonte punë, i del para njoftimi: Kërkojmë shitëse orari 9-5, rroga 170 mijë lekë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2022, 07:58

Teksa inflacioni ka goditur fort xhepat e qytetarëve shqiptarë, leku është zhvlerësuar dhe çmimet janë ngritur… Për popullin e varfër, mbijetesa është kthyer në një sfidë dhe kategoria e moshës së re i është drejtuar punëve të dyta.

Për studentët jetesa është bërë thuajse e papërballueshme dhe për ata që nisin një jetë të re në Tiranë nga zero, gjëja e parë që kërkojnë është një punë për të përballuar shpenzimet mujore.

Teksa një studente hasi në buletimin e ofertave për punësim i ra në sy një pozicion pune me kushte të habitshme.

Në njoftim shkruhej se kërkohej shitëse për orar të plotë 09:00-17:00, me nivel studimi Bachelor, me eksperiencë punë dhe pagë mujore 17.000 lekë të reja.

Studentja shkruan për JOQ:

”Pershendetje.Nderkohe qe ligji nenthekson se rroga minimale pas dates 1 tetor ka shkuar ne 340 mij leke te vjetra. me keto detyrime dhe cmime qerash qe po paguajm e tmerrshme…”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit