BQK ka një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë kredi në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2022, 17:36

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë. “Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të

“Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, tha ai.

Zoti Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.

“Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.

Zoti Mehmeti tha se edhe pse Kosova nuk importon direkt drithë nga Ukraina, fakti që 80-85 për qind e importe-eksporteve bëhet me vendet e Evropës, ndikon në mënyrë indirekte.

“Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregëtare dhe kjo në mënyrë inderekte ndikon edhe në Kosovë”, tha ai duke shtuar se vendi po merr masa t’i zëvendësojë ato mallra që ndikohen edhe nga shkëputjet e zinxhirit të furnizimit.

Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.

“Ne jemi duke bërë përpjekje si Bankë Qendrore, brenda mandatit tonë ligjor dhe kushtetues që të mos ketë rritje të normave të interesit në kredi”, tha ai.

Aktualisht kjo normë është 6.1 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit