Rezerva vetëm për dy javë ngrohje në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.10.2022, 11:53

Në bazë të Ligjit për energjetikë, nëse temperaturat ulen nën 12 gradë , ngrohtoret duhet të furnizojnë me energji termike amvisëritë që nga 1 tetori. Por, radiatorët mbetën të ftohtë për 60 mijë parapaguesit e ngrohtores së Shkupit, të cilat tani menaxhohen nga EMV-ja.

Edhe Aleksandra Venkoski, pensioniste, shprehet e indinjuar se ngrohje gjatë këtij muaji s`ka pasur asnjë herë me gjithë temperaturat e ulëta që gjatë natës zbritën nën 10 gradë celsius.

“Kur është në interes të pushteteve gjejnë zgjidhje, tani neve na lënë të mërdhimë. Do Zoti nuk do të kemi dimër të ftohtë se te shteti s’kam shumë besim se do të kujdeset për ne” thotë ajo.

Ngrohje qendrore gjatë fillimit të këtij muaji në ditët kur temperaturat ishin nën 12 gratë veçanërisht gjatë natës, kanë pasur 500 amvisëritë që janë pjesë e ngrohtores Shkup Veri.

Drejtori i kësaj ngrohtoreje, Kushtrim Ramadani, thotë se amvisëritë në këtë lagje kanë pasur fat pasi marrëveshja për furnizim me gaz të kësaj kompanie është valide deri në fund të këtij viti. Por, Ramadani tha se rritja e çmimit të gazit ka shkaktuar probleme që në njëfarë forme nëse nuk gjendet zgjidhje, vihet në rrezik stabiliteti i furnizimit me ngrohje edhe në këtë pjesë të qytetit edhe pse siç tha, i vlerëson si shumë serioze premtimet qeverisë se ngrohje për qytetarët do të ketë.

“Pra, problemi ynë si ngrohtore (Shkup Veri) është financiar dhe aspak teknik. Ne i kemi dërguar shkresë Qeverisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Financave pasi nga arka e shtetit na janë ndarë 60 milion denarë, kurse me rritjen e çmimit të gazit shpenzimet për ngrohje janë dyfishuar… Shpresoj të kemi përgjigje pozitive ditëve të ardhshme për menaxhimin çmimeve të larta të gazit natyror”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kushtrim Ramadani, drejtor i ngrohtores Shkup Veri, ku janë të kyçur rreth 500 amvisëri.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u zotua se ngrohje termike për qytetarët e Shkupit do të ketë gjatë tërë dimrit. Ai tha se qeveria po bën përpjekje për rritjen e kapaciteteve të furnizimit me gaz nga Bullgaria.

Viktor Andonov, këshilltar për energjetikë në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, tha se deri në fund të prillit sa zgjat sezoni i ngrohjes, ngrohtoret e Shkupit duhet të harxhojnë rreth 250 milionë metër kub gaz natyror.

Autoritet qeveritare kanë theksuar se nëse nuk arrijnë të sigurojnë këtë sasi të gazit me një çmim të arsyeshëm, atëherë ngrohtoret do të kalojnë në shfrytëzimin e burimeve alternative për ngrohje siç është mazuti dhe nafta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit