Sytë e tifozëve të futbollit nga Spanja, sot luhet “El Clasico”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.10.2022, 08:56

Ora e “El Clasicos” së parë për këtë sezon erdhi. Derbi spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës është një nga ndeshjet më të pritura dhe më të ndjekura për klube në të gjithë sezonin e futbollit evropian.

Sot, në orën 16:15, Real Madrid do të presë në ‘Santiago Bernabeu’ Barcelonën. Ky do të jetë takimi i 185-të mes këtyre dy ekipeve në kampionatin spanjoll.

Klasikja e fundit e luajtur më 20 mars në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll me fitoren e Barcelonës 4-0.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin e cila do të bëjë dhe diferencën në La Liga pasi të dyja ekipet janë me pikë të barabarta.

Në 184 sfida të luajtura deri tani mes tyre, Real Madrid ka fituar 76 herë, Barcelona 73 herë dhe 35 ndeshje janë mbyllur me barazim. Të shohim kush do fitojë kësaj here...

Formacionet e mundshme

REAL MADRIDI: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius

BARCELONA: Ter Stegen; Roberto, Kounde, E Garcia, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Fati

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit