Sipas Komisionit Evropian, kapacitetet administrative në fushën e mjedisit, në të gjitha nivelet, mbeten të dobëta, me burime njerëzore dhe financiare të pamjaftueshme për zbatimin e legjislacionit, ndërsa puna e inspektimeve ka ndikim të vogël.
Maqedonia e Veriut duhet të forcojë dukshëm ambiciet e saj në lidhje me tranzicionin e gjelbër apo ekologjik, veçanërisht në kontekstin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vitit të ardhshëm, vendi duhet të përshpejtojë veçanërisht përpjekjet për uljen e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe për të reduktuar ndotjen difuzive të burimeve të ujit të ëmbël. Për të zbatuar masat për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve, veçanërisht në rajonet Lindore dhe Verilindore, si dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit, duke përfshirë miratimin e një ligji për klimën, në përputhje me Kornizën e BE-së 2030, citohet në raportin e këtij viti të Komisionit Evropian në lidhje me Kapitullin 27 – “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”.
Në Raport nënvizohet se vendi ka një nivel të caktuar përgatitjeje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe se është arritur njëfarë progresi në drejtim të mbrojtjes së natyrës dhe ndryshimeve klimatike, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar të Galiçicës. Megjithatë, siç thekson Raporti, zbatimi mbetet një shqetësim në të gjithë sektorët.
Sipas Komisionit Evropian, kapacitetet administrative në fushën e mjedisit, në të gjitha nivelet, mbeten të dobëta, me burime njerëzore dhe financiare të pamjaftueshme për zbatimin e legjislacionit, ndërsa puna e inspektimeve ka ndikim të vogël.
“Nuk ka përmirësim në zbatimin e Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis, me mangësi, veçanërisht në proceset e konsultimit publik dhe në cilësinë e raporteve. Mungesa e transparencës dhe aksesit në informacion vazhdon të jetë problem”, citohet në Raport. Për sa i përket ndotjes së ajrit, në Raport citohet se pavarësisht progresit të arritur, cilësia e ajrit mbetet problem madhor në qytetet e mëdha. Është zhvilluar Programi për Reduktimin e Ndotjes së Ajrit dhe në gusht dhe tetor të vitit 2022 ka filluar përgatitja e katër planeve për cilësinë e ajrit, së bashku me pesë inventar të ndotësve të ajrit. Në komunën e Berovës dhe Prilepit janë vendosur dy stacione monitoruese për cilësinë e ajrit të ambientit dhe janë ndërruar instrumentet matëse të disa stacioneve matëse ekzistuese, thuhet në Raportin e KE-së. Për sa i përket menaxhimit të mbetjeve, në Raport theksohet se është miratuar Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbetjeve (2021-2031).