Fogerti, djali guximtar, shpallet “Heroi i Muajit Shtator”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.10.2022, 00:08

Fogerti është i riu, i cili është shpallur "Heroi i Muajit Shtator", pasi nxorri nga automjeti i aksidentuar, qytetarin, i cili ishte i dëmtuar në kokë dhe kishte mbetur brenda.

Pas sondazhit të publikuar nga JOQ ALBANIA, Fogerti mori më shumë vota dhe ishte në garë me 5 kandidatë të tjerë.

Djali guximtar, nuk u mendua dy herë për të shqyer xhamin e makinës së aksidentuar dhe pasi e nxorri burrin që andej, i qëndroi pranë, derisa të qetësohej pas asaj tronditjeje të madhe. Pamjet e këtij veprimi u publikuan në profilin e JOQ ALBANIA dhe të gjithë e duartrokitën.

Megjithatë, Fogerti nuk donte që të tregonte fytyrën e tij dhe preferoi të mbetej anonim, pra duke na thënë vetëm emrin. Ai tha për JOQ se veprimin e bëri për hir të Zotit, pasi ishte edhe një besimtar mysliman.

"E pashë që më parakaloi zotëria dhe humbi kontrollin duke u përplasur me bordurën. Nuk ishte momenti ta filmoja, ndaj dola nga makina, theva xhamin dhe e nxorra. Nuk e dija që më kanë filmuar dhe s’e bëra për famë. Nuk dua të dal me fytyrë dhe më lini anonim sepse veprimin e bëra për hir të Zotit." – tha Fogerti për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit