Kosovën e “vërshojnë” punëtorët nga Bangladeshi e Indonezia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2022, 21:56

Kosova është në mesin e vendeve me papunësinë më të lartë në Ballkan dhe me numër të madh të emigrantëve, të cilët marrin rrugët e Perëndimit me shpresën për një të ardhme më të mirë. Por, duket se atë shpresë të huajt po e gjejnë në vendin tonë.

Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës – pothuajse asnjë i kualifikuar.

Teksa jep këtë shifër për të cilën thotë se nuk është zyrtare, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi

Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen që aktualisht është në tregun e Kosovës.

“Kemi punëtorë të ardhur nga jashtë e të cilët Ministria e Punëve të Brendshme i ka legalizuar si fuqi punëtore. Pra, këta janë kryesisht punëtorë krahu dhe jo të kualifikuar. Kjo e vështirëson gjendjen e punëtorëve që i kemi brenda”, deklaroi ai në një prononcim për Telegrafin.

Azemi tha se janë duke e përcjell gjendjen dhe se do të reagojnë si sindikatë, pasi “nuk kemi nevojë për konkurrencë nga Bangladeshi dhe Indonezia”.

“E kemi marrë këtë me shqetësim të madh. Sa i përket numrit, nuk mund të japë shifër të saktë, por dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë në nivel të Kosovës që unë po i takoj kryesisht në rrugë që po ndërtohen. Gjatë një vizite në Podujevë jam informuar se ka punëtorë që 8 vjet punojnë në një kompani të ndërtimit të rrugëve dhe pa kontratë e siguri në punë”.

Ndonëse, tha se MPB-ja u jep leje të huajve të vijnë për të punuar në Kosovë, Azemi u shpreh i bindur se ka edhe prej atyre që nuk e kërkojnë atë.

“MPB po i lejon punëtorët të vijnë nga jashtë, megjithatë kam një bindje se jo të gjithë kërkojnë leje nga kjo ministri për të ardhur e për të punuar në Kosovë”, u shpreh ai, duke shtuar se numri më i madh i tyre janë nga Shqipëria.

“Pothuajse asnjë nuk është i kualifikuar dhe pjesa dërrmuese me të cilët kemi komunikuar, nuk kanë kontrata”, vijoi tutje Azemi.

Ai tha se ka dëgjuar që punëtorë shtesë do të vijnë nga Bangladeshi e Indonezia. Paralajmëroi se këtë gjë nuk do ta lejojnë të ndodhë.

“Ne edhe pse jemi treg i lirë, nuk do ta lejojmë që kjo të ndodh. Sepse po punojmë me 130 euro e nuk kemi ku të shkojmë. Nëse edhe kjo shumë minimale na rrezikohet nga shtetet tjera, atëherë nuk kemi se çka presim më shumë”.

Azemi në fund shtoi se për shkak të kushteve të rënda, punëtorët e kualifikuar janë larguar nga Kosova prandaj ka mungesë të tyre e jo të fuqisë punëtore.

“Nëse vazhdon kështu, një pjesë e bizneseve do të detyrohen të mbyllen. Mbi 50 për qind e punëtorëve të sektorit privat janë pa paga e s’mund t’i ndalim që të dalin jashtë”.

Se ka mungesë të punëtorëve e thotë edhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva. Megjithatë, për Telegrafin ai tha se nuk ka informata që në këtë sektor kanë filluar të punësohen të huajt.

“Në sektorin e hotelerisë dhe turizmit ende s’kemi informata se kanë filluar me ardhë punëtorë nga vendet e tjera. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të vijnë, pasi kemi mungesë të punëtorëve”, deklaroi Sogojeva, duke shtuar se problemin e mungesës së punëtorëve bizneset kanë filluar ta zgjidhin duke ndryshuar sistemin e punës.

“Në Evropë kanë filluar ta ndërrojnë sistemin e punës, pra të kalojnë në vetëshërbim dhe nëse ndodh kjo edhe në Kosovë atëherë bizneseve nuk iu duhen shumë punëtorë”.

Nga 18 mijë biznese sa ekzistojnë në Kosovë si subjekte hoteliere turistike, Sogojeva tha se diku rreth 25-30 për qind e tyre kanë mungesë të punëtorëve.

“Kjo është brengosëse për neve. Ka mungesë të punëtorëve të të gjitha profileve”, tha ai, ndërsa shtoi se shkollat profesionale nuk po prodhojnë kuadro aq sa ka nevojë në Kosovë.

Se ka rritje të numrit nga viti në vit të shtetasve të huaj që kërkojnë leje-qëndrim të përhershëm në Kosovë e thonë edhe statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga ky dikaster në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, kanë bërë të ditur se nga janari deri në shtator të këtij viti leje-qëndrim të përhershëm kanë kërkuar 137 shtetas të huaj, ndërsa vitin e kaluar gjithsej 246.

Në viti 2018, leje-qëndrim të përhershëm kanë kërkuar 81 shtetas të huaj, ndërsa një vit më vonë 358.

“Kërkesa për leje qëndrim të përhershëm ka më së shumti nga shtetasit gjermanë, serbë, maqedonas, shqiptarë, turq etj”.

Tutje, në përgjigjen e MPB-së thuhet se “kërkesat për leje-qëndrim të përhershëm, më shumë paraqiten për arsye pune dhe lirim nga shtetësia e Republikës së Kosovës, e pastaj vijon arsyeja e bashkimit familjar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit