Mediat serbe: Vuçiq planifikon të jap dorëheqje, shkaku Kosovës dhe Rusisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.10.2022, 15:19

E përditshmja beogradase, “Danas” raporton se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po planifikon të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’ia lënë dikujt tjetër të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe po ashtu për dialogun me Kosovën.

Dike cituar Dragan J. Vuçiçeviq, kryeredaktor i “Informer” të ketë thënë se bashkëpunëtorë të Vuçiqit i kanë dhënë informacione se presidenti po planifikon të dorëhiqet.

“… planifikon të japë dorëheqjen për të lënë që ‘dikush tjetër’ të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t’i mbështesë”, ka thënë Vuçiçeviq.

Raportohet se ai ka kërkuar nga Vuqiçi që të mos e bëjë këtë, duke thënë se një vendim i tillë është i keq për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Kësisoj, siç tha ai, Serbia ka qenë i vetmi vend në Evropë që prej 231 ditësh nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke thënë se kjo është një fitore e shtetit.

“Përderisa Vuçiqi është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, tha ai.

“Danas” shkruan se në rast se Vuçiqi jep dorëheqje, ai zëvendësohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare për maksimum tre muaj.

Gjatë zëvendësimit, kryetari është i autorizuar të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, të marrë letrat e tërheqjes dhe kredencialet nga përfaqësuesit e huaj diplomatikë, të shpallë zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, të propozojë kandidatët për kryeministër në Kuvendin Popullor, për të ushtruar kompetenca në fushën e mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe për të komanduar ushtrinë serbe.

Shtetet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca e po ashtu edhe SHBA-ja e kanë rritur presionin ndaj Kosovës dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje, për ta përmbyllur procesin e dialogut i cili ka nisur në vitin 2011.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht pohon se paqja në rajon do të arrihej vetëm nëse dialogu do të përmbyllej me njohje reciproke, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdimisht deklaron se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit