Shpërthimi i minierës në Turqi, rritet bilanci tragjik i viktimave. Shpëtohen 58 minatorë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.10.2022, 12:09

Një minierë qymyri ka shpërthyer në Turqi, ku kanë mbetur mbi 100 punëtorë të bllokuar, ndërkohë që sa më shumë orë kalojnë, aq më shumë rritet numri i viktimave.

Kështu, numri i të vdekurve për shkak të shpërthimit në nëntokë ka shkuar në 40. Ndërkohë, i lartë është edhe numri i të shpëtuarve. Ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu tha se 58 njerëz janë shpëtuar nga miniera, por dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar.

Rreth 110 persona ndodheshin në minierë në momentin e shpërthimit të djeshëm. Pothuajse gjysma e tyre po punonin në mbi 300 metra thellësi. Ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë.

“Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz po punonin në zonën e rrezikshme midis 300 dhe 350 metra nën tokë”, shtoi Soylu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit